Maqedonasi Jovan Shkëmbi zyrtarisht është zgjedhur Këshilltar në Bashkinë Pogradec

Anëtari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian, AMIE, Jovan Shkëmbi, me betimin solemn në seancën e Këshillit të Bashkisë Pogradeci, zyrtarisht është anëtar i ri i Këshillit të Bashkisë Pogradec.

Gjithashtu Këshilli i Bashkisë Pogradec zgjodhi Jovan Shkëmbin përfaqësues i Këshillit të Bashkisë Podgradec në Këshillin e Qarkut Korçë.

Këshilli i Qarkut Korçë përbëhet nga 24 këshilltarë nga 6 bashkitë e rrethit të Korçës, përkatësisht Korça, Pogradeci, Kolonja, Pusteci, Maliqi dhe Devolli.

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, ka dy anëtarë në Këshillin e Qarkut të Korçës, Sekretarin e Përgjithshëm Taqo Grozdani, si përfaqësues i Këshillit Bashkisë Pustec dhe anëtarin e Këshillit Drejtues Jovan Shkembi, si përfaqësues i Këshillit të Bashkisë Pogradec. Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë është edhe Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski.

Në zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj të këtij viti, AMIE ishte në koalicion me Partinë Socialiste dhe kishte kandidatët e saj në listën e socialistëve, me përjashtim të Bashkisë Pustec, ku kandidoi me lista më vete, por mbështeti kandidatin për kryetar bashkie.

Jovan Shkembi (69) ka lindur në fshatin Cerje të Prespës, ka mbaruar Fakultetin e Bujqësisë në Tiranë në vitin 1977 dhe jeton në Pogradec.

Jovan Shkëmbi është anëtar i Këshillit Drejtues i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, dhe një aktivits i shquar i komunitetit maqedonas në Shqipëri.

©Makedonium