GENCI KADRIU NGA FIERI ME ZEMER E SHPIRT PËR MAQEDONINË

Genci Kadriu është një artist dhe profesor që jeton dhe punon në Fier. Prindërit e tij u shpërngulën nga zona e Gollobordës në qytetin e Fierit në vitet 60 të shekullit të kaluar.

Si artist i njohur në Shqipëri, ai punoi për dy vjet në kompozimin “Makedonia” kushtuar origjinës maqedonase të prindërve të tij, ku në allçi ka prezantuar një pjesë të historisë maqedonase.

Dëshira e Genci Kadriut është që këtë kompozim ta bëjë në bronz.

Genci Kadriu e mësoi gjuhën maqedonase nga prindërit e tij ashtu siç e flisnin në Gollobordë.

– Gjuhët serbe, bullgare dhe greke nuk i kuptoj, ndërsa me fshatrat në Maqedoni nga ana tjetër e kufirit kuptohemi shumë mirë pasi kemi të njëjtën gjuhë, – thotë Genci Kadriu.

©Makedonium