AKADEMIA “120 VJET NGA KRYENGRITJA E ILINDENIT”

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, më 2 gusht, në Pustec organizuan festë me rastin e 120 vjetorit nga Kryengritja e Ilindenit të popullit maqedonas.

Në zyrën e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian në Pustec u mbajt Akademia “120 vjet nga Kryengritja e Ilindenit”.

sdr

Pas akademisë në sheshin “Goce Dellçev” në Pustec, me valle dhe këngë maqedonase performuan ansambli folklorik për fëmijë “SRMA” nga Kumanova.

Të pranishmit në akademi i përshëndeti kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ndërsa për Kryengritjen e Ilindenit, foli Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

©Makedonium