Promovohet në Tiranë albumi fotografik me “Veshjet popullore të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë”

Shoqata maqedonase “Ilinden” – Tiranë, më 14 korrik 2023, në “Reja” (përballë Galerisë Kombëtare) – Tiranë, organizoi akivitetin për promovimin e albumit fotografik “Veshjet popullore të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës мaqedonase “Ilinden”, Nikolla Gjurgjaj tha se albumi fotografik “Veshjet popullore të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë” është botuar falë ndihmës financiare të Komitetit për Pakicat Kombëtare.

– Albumi fotografik “Veshjet popullore të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë” përmban foto të veshjeve që popullata maqedonase ka praktikuar me shekuj në zonat e Gollobordës, Prespës, Gorës, fshatrave Krçishtë dhe Herbelë, Maqellarë. Në album janë paraqitur 12 fotografi, ndërsa në përbërjen e secilës prej tyre është publikuar shpjegimi i kostumit në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Botues i këtij projekti është Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, tha autori i albumit fotografik, Nikolla Gjurgjaj.

Në fjalën e saj, Marjana Kostofski, përfaqësuese e pakicës kombëtare maqedonase në Komitetin për Pakicat Kombëtare, tha se falënderon për organizimin e këtij eventi, Shoqatën maqedonase “Ilinden”, e cila me mbështejte të Fondit për Pakicat Kombëtare realizoi këtë album, kaq të veçantë në llojin e tij, që ilustron nëpërmjet fotografive veshjet popullore nga zonat ku banon pakica maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

– Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është detyrë e gjithësecilit prej nesh, me qëllim që të kemi mundësi ta përcjellim atë në brezat e ardhshëm. Të qenit prezent në këtë aktivitet do të thotë për mua, për ne si Institucion, më shumë përgjegjësi dhe angazhim në kuadër të përmbushjes së misionit tonë. Prandaj, nëpërmjet fondit për pakicat kombëtare dhe jo vetëm, Institucioni jonë do të vazhdojë të japë mbështetje edhe më të madhe për nisma dhe projekte që synojnë mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar të pakicave kombëtare. Gjithashtu një falenderim të veçantë për z. Gjurgjaj, i cili prej vitesh ushtron me shumë profesionalizëm veprimtarinë e tij dhe jep kontribut të vlefshëm për ruajtjen e gjuhës dhe traditave të pakicës maqedonse, tha Marjana Kostofski.

Në promovim morën pjesë Lutim Spahiu, këshilltar në Ambasadën maqedonase në Tiranë, Alexandru Savu, këshilltar në Ambasadën rumune në Tiranë, Eda Koshovari, drejtoreshë e Drejtorisë për Analiza dhe Projekte pranë Komitetin e Pakicave Kombëtare, Marjana Kostofski, përfaqësuese e pakica kombëtare maqedonase në Komitetin e Pakicave Kombëtare, Marinko Çulafiç, përfaqësues i pakicës kombëtare malazeze në Komitetin e Pakicave Kombëtare, Elis Puka, përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, Nezir Meça, nënkryetar i Shoqatës мaqedonase “Ilinden” – Tiranë, Elsa Xhelili, koordinatore e Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Tiranë për rrethin e Elbasanit si dhe Lisbet Gjurgjaj, koordinatore ndërkombëtare e Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Tiranë.

Albumi fotografik është shtypur në shtypshkronjën Abazi-Tiranë me tirazh 300 kopje dhe do të shpërndahet falas në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

©Makedonium