KF Tuminec fitues i turneut tradicional të futbollit në Prespë

Ekipi i futbollit të fshatit Tuminec është fitues i turneut të futbollit të sivjetshëm i cili u mbajt në fshatin Dollna Gorica, Bashkia Pustec.

Në finalen e luajtur mes ekipeve të futbollit të Pustecit dhe Tuminecit, fitoi skuadra e Tuminecit.

Turneu i futbollit tradicionalisht organizohet nga Bashkia Pustec një ditë para Pashkëve, kur Maqedonasit kthehen nga emigracioni dhe në të marrin pjesë ekipe nga të gjitha fshatrat e Prespës.

Fshati Tuminec është një fidanishte e talenteve të rinj dhe çdo vit ekipi i futbollit i fshatit Tuminec nën drejtimin e kapitenit Dragan Vurmo është favorit kryesor për të fituar Kupën.

©Makedonium