KQZ regjistron AMIE për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një seancë publike, pranoi aplikimin e së vetmes parti maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian – AMIE, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga AMIE bëjnë të ditur se organet e partisë do të vendosin për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale dhe për emrat e kandidatëve.

Afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ të kandidatëve për koalicionet zgjedhore, si dhe për subjektet politike që do të marrin pjesë më vete në zgjedhje është data 27 mars.

©Makedonium