Për të dhjetën herë vidhet kisha e Shën Vasilit në fshatin Leskа të Bashkisë Pustec

Persona të panjohura kanë vjedhur së fundmi kishën e “Shën Vasilit” në fshatin Leskë të Prespës.

Siç informon At Aleks Themelko, hajdutët në pamundësi për të hyrë nga dyert kanë thyer çatinë dhe tavanin e kishës dhe kanë shkaktuar dëme të shumta.

– Është hera e 10-të që vidhet kisha e “Shën Vasilit” në fshatin Leskë. Fatkeqësisht, hajdutët nuk janë zbuluar deri më tani. Në emër të të gjithë besimtarëve të fshatit Leska apeloj tek institucionet kompetente që të marrin masa për këtë rast, tha At Aleks Themelko.

©Makedonium