Kopje bullgare e sjelljes greke

Pas sjelljes fillestare, në dukje miqësore të Bullgarisë ndaj Maqedonisë, duke njohur pavarësinë tonë dhe pas heshtjes së urtë dhe qëndrimit në dukje mënjanë në mohimin e emrit tonë dhe vetos gati 30-vjeçare nga fqinji jugor, Bullgaria ka treguar hapur fytyrën e vërtetët dhe hipokrite e cila për ata që mendojnë vetë ka qenë prej kohësh më se e parashikueshme.

Sjellja aktuale e Bullgarisë u njoftua në përfundim të negociatave të imponuara me fqinjin jugor për emrin e vendit tonë, kur Bullgaria kundërshtoi shtimin “verior” me arsyetimin se një emër i tillë përfshin pjesën e Maqedonisë së Pirinit, prandaj, sipas tyre ka pretendime territoriale, sikurse për fqinji jugor kishte emri Maqedonia?!

Ai kundërshtim ishte jetëshkurtër, sepse Bullgaria me sa duket u heshti nga Vëllai i Madh, për t’i shfaqur menjëherë deklaratat e vjetra se gjuha maqedonase ishte një dialekt bullgar, se maqedonasit duhet të zgjohen dhe të bëhen “bullgarë të mirë”.

Ky mohim ishte dhe është në përpjesëtim të drejtë me kërkesën për ndryshimin e emrit të vendit tonë dhe tregon qartë se është një ëndërr e koordinuar greko-bullgare për të shfuqizuar Maqedoninë duke e ndarë atë: ne, bullgarët e pavetëdijshëm, duhet t’i bashkohemi Bullgarisë, dhe pjesa më perëndimore Shqipërisë. Por në dëshirën e saj të tepruar për të provuar se maqedonasit janë bullgarë, duke përdorur anëtarësimin e saj në BE, Bullgaria shantazhoi edhe fqinjin tonë perëndimor që të njohë pakicën joegzistuese bullgare në Shqipëri dhe nuk është e qartë se si do të heqë dorë më pas nga pjesa më perëndimore të “shtetit të dytë bullgar”!?! Ose, për momentin, e lë për një kohë tjetër kur, ose nëse, një shans të tillë do t’ia japin disa politikanë shqiptarë, njësoj si politikanët tanë të pashkolluar e injorantë – që nuk ka gjasa për shqiptarët.

Servilizmi dhe paaftësia e politikanëve tanë, të cilët nëpërkëmbin dhe tregtojnë me simbolet më të shenjta të popullit dhe shtetit maqedonas, e përdorin politikanët bullgarë dhe duke mohuar identitetin maqedonas dhe rolin e tyre fashist në Maqedoni, mburen jo vetëm në skenën e brendshme, por edhe në atë ndërkombëtare – që është në përputhje me trendin europianoperëndimor të “harrimit” të së kaluarës së tyre fashiste duke e shtyrë nën qilim (9 maji nuk është më Dita e Fitores mbi Fashizmin) , si dhe me trendin e radhës të fashizmit më vampirik europianoperëndimor, dhe BE-ja i miraton në heshtje veprime të tilla, si dhe të ashtuquajturat klube kulturore me emra personazhesh fashiste nga Bullgaria, të cilat Bullgaria filloi t’i hapte intensivisht në vendin tonë.

Dhe përsëri, pas sjelljes së papërshtatshme të politikanëve tanë servilë dhe të korruptuar, tërbimi bullgar fjalë për fjalë u bë më i shpeshtë. Kështu, në një manifestim për përkujtimin e ditës së vrasjes së “bullgares” Mara Buneva nga Tetova, në mes të kryeqytetit të Maqedonisë, një flamur i një shteti të huaj me sloganin “Maqedonia është bullgare” është valëvitur nga jo më pak se sa një eurodeputet dhe bashkëkryetar i një partie politike në Bullgari (VMRO-BND) – Angel Xhambaski, i shoqëruar nga anëtarët e fondacionit bullgar “Maqedonia”, që u pasua me heshtje skandaloze nga autoritetet shtetërore dhe sjellje poshtëruese nga politikanët tanë të cilat përçmojnë dhe nënvlerësojnë një sjellje të tillë.

Me një sjellje të tillë të joshtetare, duke mos marrë parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase, por në radhë të parë ato personale, politikanët tanë në fakt po inkurajojnë sjelljen bullgare, kështu që në ditën e lindjes së Goce Dellçev, fondacioni bullgar “Maqedonia” po përgatit ardhjen e qindra qytetarëve bullgarë (për të përkujtuar lindjen e tij) me deklarata për të njëjtin eurodeputet bullgar se ai do t’u kishte prerë duart maqedonasve, se bullgarët do t’i kishin marrë gjërat në duart e tyre, do të ishin kthyer në zakonet e vjetra të organizatës (qartësisht të VMRO-së vrhoviste), ndërsa maqedonasit si nga vendi ashtu edhe nga vendet fqinje po përgatiten të ruajnë varrin e Goces nga banditët dhe se eurodeputeti nuk do të lejohet për t’iu afruar kishës “Shën Spasit”, ku prehen eshtrat e Goces. Dhe siç thuhet në urtësinë popullore – Goce me siguri po kthehet në varr.

Dhe kur gjërat arritën në pikën e vlimit, politikanët tanë, pas dasme daulle, filluan të bënin deklarata të mprehta dhe kujtuan se për kërcënime të tilla, çdo shtet i shëndoshë merr masa ligjore të vendosura shumë kohë më parë dhe të zakonshme në mbarë botën, për të cilat u thirrën nga qytetarët maqedonas, madje kanë paralajmëruar se mund t’i marrin!!!

Në njoftimin e tillë, eurodeputeti i është përgjigjur me një deklaratë se “Maqedonia ka qenë dhe është bullgare”, madje ka kërcënuar me vrasje edhe presidentin e vendit. Epo, “e keni kërkuar vetë” do t’u thoshin politikanëve tanë, zuzarët. Dhe me të drejtë, sepse nëse lejoni që dikush t’ju ofendojë pa u ndëshkuar, ai do të fillojë të ju rrahë dhe ndoshta edhe t’ju vrasë.

Është interesante se slogani grek “Maqedonia ishte, është dhe do të jetë greke” tani po përvetësohet nga bullgarët duke e ndryshuar mbiemrin “grek” në “bullgar”, kështu thënia bullgare të cilës Bojko Borisov i kujtoi ish-kryeministrit tonë: se bullgarit i kujtohet më vonë. Epo, kështu menduan bullgarët të përdorin parullën greke për Maqedoninë.

Por prandaj nuk u shkon mendja se Goce Dellçevi ka lindur në pjesën e Maqedonisë së Egjeut të cilen e e mori Greqia, ndaj nëse duan të festojnë Gocen “bullgarë” le të shkojnë në Kukush apo Kilkis, ku Goce lindi, dhe atje le të mburen nëse kanë guxim, të mos themë gjë tjetër – si në thënien popullore. Dhe nëse guxojnë, le të thonë atje në tokën e kujt, dmth. në cilën Maqedoni (Bullgare?) ka lindur Goce, ndaj le të shohin si do t’ia dalin. Apo ndoshta Bullgaria dhe Greqia do të na tregojnë se si nderohen në mënyrë evropiane figurat historike! Epo, a nuk janë ata të dy anëtarë të BE-së!

Ndoshta do ta shohim një ditë, por në një galaktikë tjetër dhe në një kohë të ardhshme.

Nade Proeva
(Autori është profesor universitar – historian)