Ambasadori maqedonas Danço Markovski në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, të planifikuara për 14 maj, pati një takim pune me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ndër të tjera, një nga temat e bisedës iu kushtua materialeve zgjedhore, të cilat sipas rregullave ligjore dо të jenë të shtypura edhe në gjuhën maqedonase.
Komisioneri Celibashi e njohu Ambasadorin Markovski me punën e KQZ për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.
Celibashi theksoi se KQZ tashmë ka një program të veçantë për edukimin zgjedhor për pakicat kombëtare në Shqipëri dhe se po punohet me intensitet për implemetimin e tij në të gjithë bashkitë ku jetojnë.
©Makedonium