Maqedonasit në Shqipëri festuаn Vitin e Ri ortodoks si dhe Ditën e Shën Vasilit

Maqedonasit në Shqipëri tradicionalisht festuan Vitin e Ri ortodoks si dhe Ditën e Shën Vasilit e cila shpall fillimin e Vitit të ri sipas kalendarit Julian.

Gorna Gorica, Bashkia Pustec

Maqedonasit e krishter nga Prespa, Golloborda dhe Vërniku në frymën e zakoneve dhe traditave maqedonase festuan Ditën e Shën Vasilit ose e njohur ndryshe tek Maqedonasit në Shqiperi si (Vasilica) ose (Surova).

Tuminec, Bashkia Pustec

Fëmijet e veshur me maska dhe me instrumente muzikore duke kënduar, shkonin nga shtëpi në shtëpi ku i dhuronin me dhurata.

Dollna Gorica, Bashkia Pustec

Për këtë festë Maqedonasit në Shqipëri përgatitin bukë me monedhë e cila shprendahet ndërmjet familjarëve. Atij që i bie monedha, besohet se do të ketë lumturi dhe prosperitet gjatë gjithë vitin.

Kisha e Shën Vasilit, Leska, Bashkia Pustec

Më 14 janar, në kishën e Shën Vasilit në fshatin Leskа, Bashkia Pustec, prifti Aleks Themelko mbajti një liturgji solemne për Ditën e Shën Vasilit.

©Makedonium