Shtëpia botuese “Templum” botoi librin antologji të tregimit të shkurtër maqedonas, “Xhinxhuxhi në vendin e lulëkuqeve”. Në libër janë të përfaqësuar 73 autorë me gjithsej 219 tregime. Redaktorët e librit janë Nikolla Gelevski dhe Vladimir Martinovski.
Ndër autorët e përfaqësuar në librin “Xhinxhuxhi në vendin e lulëkuqeve” është edhe poeti Sotir Risto me origjinë nga Prespa, i cili përfaqësohet me tre tregime.
Sotir Risto është poet dhe prozator i njohur me origjinë maqedonase nga Republika e Shqipërisë, i cili shkruan në maqedonisht dhe shqip.
Ka lindur më 16.03.1974 në fshatin Leska, zona e Prespës. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, në degën e letërsisë së përgjithshme dhe krahasuese.
Romanin e tij të parë Nata e pëshpëritjeve e botoi në Shqipëri (në gjuhën shqipe) për shtëpinë botuese prestigjioze “Teona”. Romani përshkruan rrethanat e jetës së maqedonasve në Shqipëri gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Në gjuhën maqedonase botoi librin me prozë Arsim i zgjeruar dhe proza të tjera. Tre nga tregimet e tij të shkurtra janë të përfaqësuara në antologjinë e tregimit maqedonas, Xhinxhuxhi në vendin e lulëkuqeve (Templum, 2022).
©Makedonium