Delegacion i AMIE-së takim me delegacionin e Këshillit të Evropës

Delegacioni i së vetmes parti të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), i kryesuar nga kryetari Vasil Sterjovski, në Korçë, u takua me një delegacion të Komisionit Këshillëdhënës për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës.

Në takim, delegacioni i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian e njohu delegacionin e Komisionit Këshillëdhënës për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës për pozitën e maqedonasve në Shqipëri dhe sfidat me të cilat përballen në drejtim të ruajtjes dhe promovimit i të drejtave të tyre kulturore dhe gjuhësore, duke përfshirë të drejtat që lidhen me arsimin, të drejtat fetare, aksesin në media, pjesëmarrjen në jetën publike, etj.

Komiteti Këshillimor për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare i Këshillit të Evropës është një organ i pavarur monitorues i të drejtave të njeriut i specializuar në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

Delegacioni i Komitetit Këshillimor për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës ndodhet në një mision monitorues në Shqipëri për të hetuar situatën me të drejtat e minoriteteve në Shqipëri.

©Makedonium