Linguisti dhe profesori kroat Goran Kalogjera kërkon reagim nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, por edhe nga institucionet shkencore (Instituti i Letërsisë Maqedonase, Instituti i Gjuhës Maqedonase dhe Instituti i Historisë) për të reaguar ndaj deklaratave provokuese dhe jokorrekte të nënpresidentes bullgare Iliana Jotova të thëna këtë fundjavë në Bitola.
“Jam dakord me zonjën Jotova, ndoshta kështu quhet, vetëm në një aspekt. Nuk ka shëtitore më të bukur se ajo në Bitola. Pjesa tjetër e asaj që tha është provokim i pastër, pafytyrësi, vrazhdësi dhe (nuk besoj se është aq budallaqe) e pavërteta. Së pari, mendoj se zonja Jotova nuk e ka idenë se çfarë është Renesansë, së dyti, Renesansa si formacion stilistik nuk ka ekzistuar as në letërsinë bullgare dhe as në atë maqedonase. Dhe ta quash Bitolën qendrën e renesansës bullgare nuk është vetëm provokim dhe paturpësi, por edhe gënjeshtër historike. Padyshim që zonja donte të thoshte Rilindje, dhe ajo gaboi edhe në këtë. Bitola ka qenë gjithmonë një qytet “konsullor” tolerant, dhe atje të ngjizet (fillojë) një rilindje bullgare, kjo, të më falni, është një “pi****” në shkallë botërore, thotë Kalogjera.
Kalogjera thotë se “nuk e ka ndërmend të kundërshtojë marrëzinë e Jotovës, e cila, sipas tij, ka një synim të dukshëm si pjesë e elitës bullgare të rrëzojë (asgjësojë) Maqedoninë si shtet dhe të shkatërrojë gjithçka që është maqedonase. Por ai pyet veten pse askush nuk reagon ndaj provokimeve të Jotovës dhe nëse dikush ka vendosur vërtet ta shesë vendin.
©Makedonium