“Ëndrrat e nusërisë” të Muzeut të Bitolas për qytetarët e Korçës

Dita e dytë e manifestimit “Ditët e Kulturës Maqedonase” në Korçë, vazhdoi me ekspozitën “Ëndrrat e nusërisë” – sënduk dhe baule nga Bitola e autores Dr. Meri Stojanova.

Veçantia e ekspozitës e cila përmbante sënduk të qytetit nga fundi i shekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të, tërhoqi vëmendjen e banorëve të Korçës, shkruan gazeta Makedonium.

Përmes kësaj ekspozite, vizitorët kanë mundësinë të njihen me një pjesë të kulturës tradicionale maqedonase, por edhe të dëshmojnë ngjashmëritë dhe dallimet me kulturat tradicionale të kombeve të tjera ballkanike.

Në fjalën e tij, ambasadori maqedonas Danço Markovski theksoi se është i bindur se kjo ekspozitë do të rrëmbejë në mënyrën më të mirë të kaluarën historike dhe lidhjen kulturore të rajonit Bitola-Korçë.

Në fjalën e saj autorja e ekspozitës Dr. Meri Stojanova theksoi se baulet ose sëndukët, janë një nga objektet më të rëndësishme dhe mbresëlënëse të mobilimit tradicional jo vetëm të shtëpisë maqedonase, por edhe në kulturën e gjerë ballkanike.

– Si pjesë e pajës së nuses, këto sende shërbenin për të ruajtur veshjet e çi it, mbulesat, bizhuteritë, paratë dhe sende të tjera personale. Sipas karakteristikave tipologjike dallojmë tre lloje të tyre: sëndukët e nuseve të fshatit, sëndukët e nuseve të qytetit dhe baulet e udhëtimit. Sëndukët e nuseve të fshatit ishin me dru ahu, lisi ose pishe, kishin formë katrore, të ngritur mbi katër këmbë monolite, me kapak të thjeshtë dhe të sheshtë. Dekorimi bëhej me të ashtuquajturën teknikë e gdhendjes, e njohur edhe si “gdhendja e bariut”, dhe përbëhet kryesisht nga forma të ndryshme gjeometrike më të dendura ose më të rralla. Sëndukët e nuseve të qytetit ishin me kombinim të drurit, tekstilit, lëkurës dhe metalit, ishin në formë katrore, pa këmbë dhe me kapak pjesërisht të harkuar (gjysëmrrethor). Ky lloj sënduku dominohet nga dekorimi vegjetativ i bërë me ndihmën e stolive metalike. Baulet e udhëtimit ishin prej dru të llojeve të ndryshme, mbi të cilat aplikohej një shtresë boje dhe stolitë metalike të përdorura kishim më shumë funksion praktik sesa dekorativ. Simbolika e këtyre objekteve dhe e çdo elementi dekorativ individual nuk është vetëm një pasyrim i ndjeshmërisë artistike dhe estetike të mjeshtrit dhe botëkuptimit të tij, por ajo mbart gjithashtu atë mesazh universal karakteristik për njerëzimin që transmetohet brez pas brezi dhe me të cilin ne përfaqësojmë vetëm nje pjesë të caktuar në kohë dhe hapësirë, tha Dr. Meri Stojanova.

Përveç ambasadorit maqedonas Danço Markovski dhe përfaqësuesve të tjerë nga ambasada maqedonase në Shqipëri, si organizatorë të manifestimit, në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe një numër i madh i të ftuarve, ndër të cilët Zlatko Origjanski, drejtor i Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, kryetarja e Këshillit të Qarkut të Korçës, Ana Verushi, drejtori i Drejtorisë Rajonale e Monumenteve të Kulturës – Korçë, Gjergi Koki, drejtoresha e Muzeut të Artit Mesjetar Fjoralba Prifti e shumë të tjerë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 nëntor 2022 në Shtëpinë e Flamurit në Korçë.

©Makedonium