Sterjovski për “Euronews Albania”: S’ka minoritet bullgar në Shqipëri

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, në një intervistë për “Euronews Albania”, thotë se në vendin tonë nuk ka minoritet bullgar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sterjovski deklaroi se Bullgaria i konsideron si bullgarë komunitetet maqedonase jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Ballkanit dhe kjo lidhet me politikën e Sofjes nsaj Shkupit.

“Minoritet bullgar nuk ka në Shqipëri. E gjitha kjo lidhje me politikat dhe qëndrimin e shtetit bullgar, që ka në përgjithësi me kombin maqedonas dhe me Maqedoninë dhe kudo ku ka minoritet maqedonas në vendet e tjera të Ballkanit, Bullgaria pretendon se këto janë bullgarë.

Bullgaria ka shtrirë propagandën e saj në zonat ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri, në zonën e Gorës, Prespës dhe Gollobordës. Janë të gjithë përpjekjet e Bullgarisë duke shfrytëzuar rastin që është edhe vend anëtar i Bashkimit Evropian, me presionet e saj, kështu edhe u njojtë minoritet bullgar joegzistues në vitin 2017. Nuk i përmbushte asnjë kriter për të njojtur një minoritet të ktillë sepse nga gjitha censuset të realizuara në Shqipëri që nga krijimi i shtetit shqiptar nuk figuron asnjë person i vetëdeklarur bullgar në këto njëqind vite e ca shtet shqiptar.

Gjithashtu edhe në gjitha raportimet që Shqipëria kryen për organizatat ndërkombëtare që ndjekin të drejtat e minoriteteve, në asnjë nga këto raportime nuk figuron që shteti shqiptar të ketë deklarur që ka minoritet bullgar. Ishte presioni i Bullgarisë në vitin 2017 që kërcënoi me veto antarësimin e Shqipërisë në BE dhe Shqipëria nën kërcënimin e vetos nën presionin bullgar fatkeqësisht njojti një minoritet joegzistues bullgar.

Minoriteti maqedonas ndihet i rezikuar dhe i kërcënuar. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë ragim nga shteti shqiptar për gjithë këtë propagandë bullgare që po zhvillohet në zonat ku jeton minoriteti maqedonas dhe për neve është një ndërhyrje në punët e brëndshme të Shqipërisë një aktivitet të ktillë të Bullgarisë që me metoda të shekullit të 19 po përpiqet që të asimiloj minoritetin maqedonas në Shqipëri.

Unë edhe si deputet në Kuvendin e Shqipërisë shumë herë e kam ngritur këtë shqetësim sidomos edhe punën e ambasadës bullgare, të gjitha aktivitetet që kryen për asimilimin e minoritetit maqedonas në Shqipëri. Kam kërkuar reagim nga institucionet shqiptare por për fat të keq duke parë që Shqipëria ka pasur prioritet të hapen negociatat dhe të mos ketë probleme me Bullgarinë ka lënë hapur këtë propagandë bullgare edhe për fat të keq kemi një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Shqipërisë për asimilimin e minoritetit maqedonas, theksoi ai.

©Makedonium