Ambasadori Danço Markovski mori pjesë në diskutimin për presidencën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski sot mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët për kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria, me temë: „Shqipëria anëtare e Këshillit të OKB-së: pritshmëria e vendeve të rajonit për tema me interes të përbashkët“, të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Siedel.

Të pranishëm ishin edhe Dr. Klaus Fisinger – Drejtor Rajonal për Evropën Juglindore, Fondacioni Hanns Siedel, Ambasadori Gazmend Turdiu – Drejtor i Njësisë së Koordinimit të OKB-së – Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ambasadorë nga vendet e rajonit.

©Makedonium