Kryetari i AMIE-së, Sterjovski, mbajti fjalim në përkujtimin e 107 vjetorit të vdekjes së Jane Sandanskit

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, mori pjesë dhe foli në përkujtimin e 107 vjetorit të vdekjes së Jane Sandanskit, të mbajtur në Melnik, Bullgari.

– Të dashur vëllezër e motra maqedonas. Ju sjell përshëndetje të sinqerta dhe të ngrohta nga maqedonasit në Shqipëri. Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, që në emër të së vetmes parti të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, t’ju përshëndes në përkujtimin e sotëm tradicional mbarëmaqedonas të 107 vjetorit të vrasjes së revolucionarit maqedonas Jane Sandanski, tha Sterjovski.

Ai shtoi se sot me “krenari nderojmë birin e madh të Maqedonisë, Jane Sandanski që dha jetën për lirinë e Maqedonisë”.

– Në jetën e tij, Jane Sandanski qëndroi konsekuent në luftën revolucionare për krijimin e një shteti të pavarur maqedonas. Si një kozmopolit dhe patriot, motoja e tij “Të jetosh – do të thotë të luftosh: skllavi për lirinë ndërsa njëriu i lirë për përsosmëri”, sot është ende aktuale. Përkujtimi mbarëmaqedonas në kujtim dhe nderim të Jane Sandanskit është shndërruar në një simbol të luftës për të drejtat e njeriut të maqedonasve në Maqedonin e Pirinit dhe Bullgarinë, tha ai.

Maqedonasit në Shqipëri, tha ai, mbështesin luftën për të drejtat kombëtare dhe njerëzore të maqedonasve në Bullgari.

– Për ne është e papranueshme kërkesa e Bullgarisë që Maqedonia të heqë dorë nga maqedonasit në Bullgari. Presim që Bullgaria si anëtare e Bashkimit Evropian të respektojë vlerat evropiane, të zbatojë rekomandimet e institucioneve të Këshillit të Evropës dhe 14 vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe t’u lejojë maqedonasve të gëzojnë të gjitha të drejtat e parashikuara nga Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Konvent Kuadër e cila është nënshkruar dhe ratifikuar nga Bullgaria, theksoi Sterjovski.

Theksoi se maqedonasit në Shqipëri janë qytetarë luajal të Republikës së Shqipërisë, por shtoi se “mbetemi maqedonas krenarë, gjuha jonë amtare është maqedonase, ne e duam edhe shtetin e Maqedonisë, sepse jemi pjesë e pandashme dhe e patjetërsueshme e kombit maqedonas”.

– Edhe ne maqedonasit në Shqipëri jemi nën presion nga veprimtaria antimaqedonase e Bullgarisë, e cila duke abuzuar me anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, nuk zgjedh mjete për mohimin dhe asimilimin e maqedonasve në Shqipëri. “Ne dënojmë të gjitha përpjekjet e Bullgarisë, e cila në çdo mënyrë dëshiron të përfitojë nga varfëria në zonat ku jetojnë maqedonasit në Shqipëri, për t’i paraqitur ata si minoritet bullgar”, tha ai.

– Në zonat e Prespës, Gollobordës, Gorës, Pole dhe Vërnikut, ku Bullgaria “kërkon” pakicë bullgare, shtoi Sterjovski, ka “maqedonas të vetëdeklaruar të cilat kanë të njëjtin folklor, traditë dhe gjuhë si populli maqedonas në tërësi në të gjitha vendet e Ballkanit dhe këto janë zona kompakte në kufirin me Maqedoninë dhe kanë një vazhdimësi territoriale me shtetin e Maqedonisë, nuk kanë asnjë lidhje me Bullgarinë”, tha Sterjovski në fund të fjalës së tij.

©Makedonium