MAQEDONAS DOKTOR SHKENCASH NË SHQIPËRI

Me Ramiz Alijën, presidentin e fundit komunist të Shqipërisë, isha ulur për kafe dhe kaçurela në hotel “Dajti” në Tiranë në nëntor 2002.

“Kaçurela është një përzierje e rakisë me disa barishte të Korabit dhe lëngut të mandarinës dhe ka marrë emrin nga flokët e zinj kaçurrelë të një artisti në një film shqiptar të fundit të viteve pesëdhjetë”, tha Ramiz Alija, duke shtuar. – Ju me siguri si diplomat maqedonas e dini se në fakultetet e Shqipërisë janë mbi 15 profesorë maqedonas, doktorë shkencash.

Në Departamentin e Slavistikës në Universitetin e Tiranës ekziston edhe një grup i gjuhës maqedonase. Mësime në gjuhën maqedonase ka në zonën e Prespës dhe Vërnik, afër Bilishtit, kurse në vitin 1948 maqedonishtja mësohej edhe në disa fshatra të Gollobordës.

Kush e di se si ka dalë që për maqedonas ti numërojmë vetëm ortodoksët, e jo edhe myslimanët në Gollobordë dhe Gorë. Maqedonasit jetonin në mbi 40 fshatra. “Sot keni mijëra nga Korça në Durrës dhe jeni të panumërt në Elbasan dhe Tiranë”.

Stevo Simski, diplomat maqedonas