Promovimi i trashëgimisë kulturore maqedonase në Shqipëri

Në kuadër të aktiviteteve programore të Ambasadës maqedonase me qëllim promovimin e trashëgimisë se kulturës maqedonase, në Tiranë, u mbajt takim pune ndërmjet ambasadorit Danço Markovski dhe drejtoreshës së Muzeut të Bitolës, Dr. Meri Stojanovska. Takimi tematik iu kushtua mundësive për organizimin e ekspozitave nga fondi i Muzeut të Bitolës para publikut shqiptar.

Në muajt në vijim u arrit një marrëveshje e përbashkët për organizimin e disa ekspozitave në Qendrën Informative Kulturore në Tiranë, Durrës dhe Berat, duke pasur parasysh lëvizshmërinë e ekspozitave.

Ambasadori theksoi rolin e Muzeut të Bitolës në përfundimin e aktiviteteve rreth shtëpisë përkujtimore të shkrimtarit me origjinë maqedonase Sterjo Spasse në fshatin Globoçeni, Bashkia Pustec, gjë që shkaktoi kënaqësi te pjesëtarët e komunitetit maqedonase në Shqipëri.

Biseda u shfrytëzua edhe për informim të ndërsjellë mbi projektin SMART-CUL-TOUR të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i cili është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, 2014-2020, qëllimi i të cilit është të inkurajojë turizmin, të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe të sigurojë zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik në të gjithë rajonet kufitare të Bitolës dhe Korçës.

©Makedonium