Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër tentativën për bullgarizimin e maqedonasve në Gollobordë

Ditët para festave të Vitit të Ri u përdorën nga propagandistët bullgarë në Republikën e Shqipërisë për një përpjekje të re për të kërkuar bullgarë në fshatrat e Gollobordës. Konsulli i Ambasadës Bullgare në Republikën e Shqipërisë, nxënësve të shkollës “Elez Koçi” në Ostren të Madh dhe nxënësve të shkollës “10 dëshmorët” në Trebisht, zona e Gollobrdës, u shpërndau pako për Vitin e Ri.

Maqedonasit në Gollobordë kanë reaguar ashpër ndaj aktiviteteve të tilla, ndërsa reagime të shumta kanë arritur dhe në Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Ata thonë se veprimi i Ambasadës Bullgare në Tiranë, se shpërndarja e pakove të Vitit të Ri për nxënësit e shkollës “Elez Koci” në Ostren të Madh dhe nxënësve të shkollës “10 dëshmorët” në Trebisht, zona e Gollobrdës është një tjetër akt për qëllime propagandistike nga përfaqësues të ambasadës bullgare.
Sipas reagimeve të banorëve të fshatit Ostren i Madh dhe Trebisht, me këtë aktivitet drejtpërsëdrejti synonin nxënësit e shkollave të Gollobordës, vërteta historike se në të gdhirë të 4 marsit 1916, forcat bullgare gjatë kohës së pushtimit bullgar të Gollobordës kapën Elez Koçin dhe Qazim Dukën nga fshati Ostren i Madh dhe pasi i torturuan brutalisht i varrosën të gjallë pranë lumit në fshatin Vernicë, Gollobordë.

Duke marrë parasysh që një nga shkollat ku Ambasada Bullgare u shpërndau pako maqedonasve mban emrin e Elez Koçit, i cili u vra brutalisht nga xhelatët bullgarë, mesazhi është i qartë se bullgarët duan t’u thonë brezave të rinj maqedonas në Gollobordë se ata duhet të harrojnë historinë dhe viktimat e mizorive bullgare.

Kjo procedurë e Ambasadës Bullgare, sipas maqedonasve në Golobërdë, është e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe gazeta “Ilinden”, si përfaqësues të maqedonasve në Shqipërisë, solidarizohen me reagimet e shumta të popullatës maqedonase në Gollobordë. Në të njëjtën kohë, e konsiderojmë të nevojshme t’i përcjellim publikut botëror mesazhin e maqedonasve nga Golloborda, i cili pasqyron qartë ndjenjën maqedonase të maqedonasve nga Golloborda, të cilëve iu kërkua të pranojnë se është bullgare. Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë gjithmonë kanë qenë maqedonas dhe nuk do të jenë kurrë bullgarë!

Mirëpo, as kjo deklaratë e qartë e maqedonasve në Shqipëri nuk e ndal synimin jashtëzakonisht vicioz të ambasadës bullgare për të mashtruar opinionin botëror se maqedonasit janë bullgarë dhe me aksion propagandistik të tentojnë ti fshi memorien e fëmijve maqedonas kujtimin e bullgarëve gjakatarë që vranë patriotë si Elez Koçi dhe Qazim Duka.