Sterjovski dhe Duro vizituan maqedonasit në fshatin Vërnik

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, AMIE, Vasil Sterjovski së bashku me Kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduard Duro, vizituan maqedonasit në fshatin Vërnik i cili administrativisht i përket Bashkisë Devoll.

Në takimin me banorët biseduan për zgjidhjen e problemeve të përditshme me të cilat përballen banorët e këtij fshati. Kryebashkiaku Eduard Duro njoftoi banorët e fshatit Vërnik se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat dhe me buxhetin e ri të Bashkisë Devoll për vitin 2022 janë planifikuar fonde për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në fshat, si dhe punësimi i një personi nga fshati i cili do të kujdeset për mbrojtjen e pyjeve të fshatit.

Fshati Vërnik është i banuar me popullsi maqedonase të cilat zyrtarisht si të tillë njihen nga shteti shqiptar.