Takim i Ambasadorit Markovski me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gjeneruesit më të mëdhenj të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, diçka që Bashkimi Evropian duhet ta njohë, u konstatua në takimin midis Ambasadorit Markovski dhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Në bisedë u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e ardhshëm parlamentar, si dhe për marrëdhëniet aktuale midis dy vendeve.

Së bashku u arrit në përfundimin se nisma për Ballkanin e Hapur ofron një mundësi për lidhje të mëtejshme ekonomike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në rajon.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garantuesit më të fortë në ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve. Dëshmi e marrëdhënieve miqësore është numri i mbi 400,000 turistëve maqedonas që kaluan pushimet verore në bregdetin shqiptar këtë vit.

Markovski, ndër të tjera, informoi për aktivitetet që lidhen me hapjen e lektorit të gjuhës maqedonase në Korçë dhe hapat e ardhshme në fushën e arsimit dhe kulturës.

Kryetarja Nikolla përshëndeti nismën, duke theksuar se ajo do të ketë një rëndësi të madhe për pjesëtarët e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri, duke theksuar se ajo vetë ka mësuar gjuhën maqedonase duke qenë se origjina e burrit të saj është nga zonën e Gollobordës.(Makedonium)