Sterjovski: Është dhjetëfishuar çmimi i druve të zjarrit në Prespë, goditje e rëndë për banorët

Në emër të partisë, Aleancës Maqedonase për Integrim Europian (AMIE), kryetari i partisë Vasil Sterjovski në një konferencë për shtyp në Korçë përcolli shqetësimet e komunitetit maqedonas në zonën e Prespës për shkak të rritjes së çmimit të druve të zjarrit në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës.

Në ëmër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian shpreh shqetësimin e banorëve të komunitetit maqedonas të zones së Prespës për rritjen e çmimit të druve të zjarrit në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës.

Rritja e çmimit të druve të zjarrit këtë vit është i papërballueshëm dhe ka goditur rëndë banorët e zones së Prespës të cilat tradicionalsiht drut e zjarrit i kanë përgatitur në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës dhe për këtë shërbim kanë paguar pranë administrates së parkut tarifat përkatëse për prerjen dhe transportin e druve të zjarrit si dhe një tarifë fikse prej 500 lekë për familje.

Këtë vit Qeveria ka rritur tarifën fikse prej 500 lekë për familje për përgatitjen e druve të zjarrit duke e 10-të fishuar këtë tarifë në 500 lekë për meter kub dhe duke shtuar këtu edhe çmimin që duhet të paguajnë për prerjen dhe transportin e tyre një metër kub në zonën e Prespës arin deri në 3.000 lek.

Banoret e zonës së Prespës drutë e zjarrit i perdorin jo vetëm për ngrohje gjatë sezonit të dimrit por edhe për të gatuar gjatë gjithë vitit, pasi ende nuk është zgjidhur problemi me ndërprerjen e energjise elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar.

Shqetësim çmimi i lartë përbën më shumë për pensionistët por edhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike të ardhurat e të cilave janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjen e druve të zjarrit për ngrohje.

Nisur nga situata e rëndë ekonomike me të cilën përballen banorët e Bashkisë Pustec, ku shkalla e papunësisë për bashkinë paraqitet më e lartë se mesatarja e papunësisë për vendin tonë, kërkojmë nga ana e Qeverisë ti ulë tarifat për mbledhjen e druve për banorët e Parkut Kombëtar të Prespës.

Gjithashtu kërkojmë nga Bashkia Pustec si dhe nga projekti “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë” ti vijnë në ndihmë familjeve që janë në nevojë, personat e paaftë dhe të moshuarit duke i ndihmuar në prerjen dhe transportin e lëndës drusore për ngrohje.

Rrritja e çmimit të druve të zjarrit është një problem që prek të gjithë Qarkun e Korçës por edhe të gjithë vëndin dhe Qeveria por edhe Bashkitë duhet të mendojnë ti vijnë në ndihmë sidomos familjeve në nevojë dhe pensionistëve.