Deputeti Sterjovski e dhuroi pagën e tij të nëntorit për të prekurit nga tërmeti

Deputeti i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), në parlamentin e Shqipërisë, Vasil Sterjovski e dhuroi pagën e nëntorit për të prekurit nga tërmeti katastrofik, që e godit Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.


Vasil Sterjovski

“Kjo është më së paku që mund të bëj për bashkëqytetarët e mi të prekurit nga tërmeti. Së bashku me kryetarin e Bashkisë Pustec, Pali Kolefski inicuam grumbullimin e ndihmës financiare, në mjete dhe para dhe me të vërtetë i jam falënderues maqedonasve nga Bashkia e Pustecit, si dhe ata nga Gollobërda për solidaritetin dhe humanizmin e treguar”, deklaroi Sterjovski për MIA-n.

Ai në emër të tij dhe në emër të AMIE-së, lider i të cilit është, si dhe të gjitha maqedonasve në Shqipëri, shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta deri tek familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë. (Makedonium)