Me rastin e 24 majit, Ditës së arsimtarëve maqedonas dhe sllavë, shenjtorëve Kirili dhe Metodi, nën organizimin e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), u mbajtë një manifestim në nder të veprës së tyre.
Në manifestimin që u mbajt në muzeun memorial “Sterjo Spasse” në f. Glloboçeni, Bashkia Pustec, kryetari i partisë Vasil Sterjovski vlerësoi se vëllezërit e Selanikut janë persona të jashtëzakonshëm, puna e të cilëve në përhapjen e shkrim-leximit sllav mbetet themel në kulturën dhe arsimin tonë.
– Maqedonasit nga Shqipëria, jemi trashëgimtarët krenarë të misionit të tyre, duke vazhduar të ruajmë dhe ushqejmë gjuhën, kulturën dhe traditat maqedonase. Ky manifestim është reflektim i vendosmërisë sonë të përbashkët për të forcuar dhe ruajtur identitetin maqedonas përtej kufijve, tha ai.
Gjithashtu, shtoi ai, nuk mund të heshtim për ngjarjet historike që përjetuan maqedonasit nga Maqedonia e Egjeut.
Lufta dhe vuajtja e tyre, theksoi ai, sidomos gjatë luftës civile në Greqi 1946-1949, lanë plagë të thella.
Mbështetja e maqedonasve të dëbuar me dhunë nga pjesa e Maqedonisë së Egjeut dhe çdo iniciativë për rivendosjen e të drejtave të tyre është shprehje e solidaritetit dhe përkushtimit tonë për drejtësi.
– Dua të shfrytëzoj rastin për të theksuar se historia nuk duhet harruar dhe duhet bërë përpjekje aktive që periudha të tilla të hidhura të mos përsëriten më.
Kjo ngjarje le të jetë një hap tjetër drejt forcimit të lidhjeve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes të gjithë maqedonasve. Gëzuar edhe për shumë vite dita e arsimtarëve maqedonas dhe gjithësllavë, ka uruar Sterjovski.
Në ceremoni morën pjesë nënkryetari i Bashkisë Pustec, Atanas Plloça, At Aleks Themelko, si dhe përfaqësues të shkollave dhe të ftuar të tjerë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Tashko Jovanovski nga Shoqata e maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, profesoresha Nada Jurukova e cila foli për jetën dhe veprën e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, si dhe Prof. Violeta Açkovska e cila foli për maqedonasit nga Maqedonia e Egjeut dhe lufta civile në Greqi 1946-1949.
©Makedonium