Shoqata maqedonase “Sonce”, është pranuar në Rrjetin për Promovimin e Diversitetit Gjuhësor

Shoqata maqedonase “Sonce” u bë anëtare e Rrjetit për Promovimin e Diversitetit Gjuhësor, (NPLD) me mbështetjen unanime të Asamblesë së Përgjithshme, e cila u mbajt në Santiago de Compostela, Spanjë, informoi kryetari i shoqatës, Vasil Sterjovski.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, Sterjovski, ndër të tjera, theksoi se shoqata është e vendosur për përfaqësimin e komunitetit maqedonas në Shqipëri, me “përkushtim të fokusuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetin e tij etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar”.

“Ne në Shoqatën maqedonase Sonce jemi thellësisht të angazhuar në aktivitete të dizajnuara për të festuar dhe ruajtur trashëgiminë unike kulturore dhe gjuhësore të komunitetit maqedonas. Këto iniciativa variojnë nga organizimi i kurseve gjuhësore dhe botimi i materialeve në gjuhën maqedonase, deri te bashkëpunimi me institucionet akademike dhe krijimi i aleancave me shoqatat e tjera të minoriteteve. Përpjekjet tona udhëhiqen nga një mision i qartë: të mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut të komunitetit maqedonas, duke pasuruar kështu shoqërinë multikulturore të Shqipërisë”, tha ai.

Vlerësoi se bashkëpunimi do të sigurojë akses në praktikat më të mira dhe modele të suksesshme nga e gjithë Evropa, të cilat mund të zbatohen në Shqipëri për të promovuar diversitetin gjuhësor.

“Kjo është thelbësore për të nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse ku gjuhët e minoriteteve jo vetëm që tolerohen, por vlerësohen dhe ruhen.” Një nga qëllimet tona kryesore është lobimi për nënshkrimin dhe ratifikimin nga Shqipëria të Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare. Partneriteti me Rrjetin për Promovimin e Diversitetit Gjuhësor do ta forcojë dukshëm këtë përpjekje lobuese, të forcuar nga ekspertiza dhe ndikimi i rrjetit”, tha Sterjovski.

Sipas tij, përfshirja në rrjetin e Shoqatës maqedonase “Sonce”, e themeluar më 11 janar 2011, si OJQ e pavarur dhe jofitimprurëse, do të kontribuojë edhe në lëvizjen më të gjerë evropiane për ruajtjen dhe promovimin e diversitetit gjuhësor.

NPLD është një rrjet evropian me bazë në Bruksel, me mbi 40 rajone autonome, universitete dhe organizata joqeveritare si anëtarë, i cili punon në fushën e politikave gjuhësore dhe synon të promovojë në mënyrë aktive diversitetin gjuhësor në Evropë.

Ky është suksesi i rradhës i lëvizjes maqedonase në Shqipëri. Muajin e kaluar, partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, u bë anëtare e plotë e Aleancës së Lirë Evropiane, EFA.

©Makedonium