Kolе Nina me origjinë nga zona e Gollobordës, është autor i librit “Për Vormicën dhe Vormiçanët”. Në libër, autori Kole Nina shkruan për fshatin e tij të lindjes Vormicën, në zonën e Gollobordës, për toponimet, jetën, zakonet, dasmat në Vormicë, si dhe për krimet serbe e bullgare në zonën e Gollobordës, për vendosjen e kufirit, për familjet e Vormicës, emigracionin etj.
Në dedikimin e librit që autori Kole Nina ka shkruar për mua, shkruan se banorët e Vormicës asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim identitetin e tyre maqedonas:
Z.Vasil Sterjovski
“Deputet i maqedonasve të Shqipërisë në Kuvend. Në shënjë respekti dhe me dëshirën për tu njohur me Vormicën e Gollobordës, banorët e së cilës asnjëher nuk e kanë vënë në dyshim identitetin e tyre maqedonas”.
Kole Nina.
Ky libër ka një rëndësi të madhe për historinë e maqedonasve në Shqipëri.
Vasil Sterjovski