MBI ROMANIN “BUZË LIQENIT” TË STERJO SPASSES

Kam përzgjedhur Sterjo Spassen me romanin “Buzë Liqenit”. Fjala është per Liqenin e Prespës së Madhe. Aty ndodhen 9 fshatra me kombësi maqedonase. Sterjo Spasse ka lindur në Glloboçeni. Fshati im, Rakicka, është komshiu shqiptar i vetëm me ta.

Kemi pasur shumë miqësi me ta, të cilën e forcoi më shumë LANÇ dhe vitet e socializmit. Ato fillojnë me Cerjen, Zaroshkën (Zrnoskon), Lajthizën (Leskan), Pustecin, Shulinin, Gollomboçn (Glloboçeni), Goricë e Madhe (Gorna Gorica), Goricë e Vogël (Dollna Gorica) dhe Bezmishti (Tumineci).

Shkëmbenim kulturë, arsim, folklor, bukë dhe kripë dhe dyer të hapura miqësisht dhe vëllazërisht.

Për mua Sterjo Spassja, është një nga shkrimtarët më të dashur. Megjithëse me kombësi maqedonase vepra e tij u shkrua me një shqipe shumë të pastër, të kulluar. Një shkrimtar i madh internacionalist. Shok i tim eti.

Romani bën fjalë për vitet 1947- 49, kur në të gjitha fshatra u ngritën kooperativat bujqësore dhe shkollat 4 dhe 7- vjeçare.

Romani pasqyron me besnikëri ato vite plot vrull e sakrifica për të ndërtuar JETËN E RE SOCIALISTE pa bejlerë e agallarë.

Më ringjall vitet e fëmijërisë. Në shkollën 7- vjeçare ne mesonim bashkë.

Vladimir Diko