AMIE përshëndeti zbulimin e Top Channel për tregtinë në Shqipëri me “origjinën bullgare”

Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, përshëndeti angazhimin e gazetarëve të Fiks Fare, në televizionin Top Channel, për emisionin hetimor që vërtetoi se si lëshohet për para një certifikatë false për origjinë bullgare në njësinë administrative Ostren, zona e Gollobordës, Bashkia Bulqizë.

Nënkryetar i kësaj partie, Endrit Fetahu, duke përcjellë qëndrimin e partisë, shton se është një tjetër konfirmim se censusi kaloi me shumë probleme.

“Një falenderim i madh për gazetarët e këtij emisioni të famshëm, i cili deri më tani ka zbardhur një sërë aferash korruptive. Është një tjetër konfirmim i asaj që kemi paralajmëruar rregullisht, se censusi i popullsisë në Shqipëri u pasua me shumë probleme dhe parregullsi. E përshëndesim edhe aksionin ekspres të policisë, e cila arrestoi tre persona të përfshirë në këtë skandal”, tha Fetahu për MIA-n.

Fetahu, tregon, siç thotë ai, atë që tashmë është thënë se komuniteti maqedonas në Shqipëri gjatë censusi është përballur me presion nga individë dhe institucione bullgare për të mos dhënë të dhëna të sakta për përkatësinë etnike, gjë që është përkrahur edhe nga personalitete vendase.

“Jo vetëm në zonat e Prespës, Gorës dhe Gollobordës, ku përqendrimi i maqedonasve është më i madhi dhe janë zonat më të varfra në vend, por edhe në qytete si Elbasani, Librazhdi e të tjera, është ushtruar presion i paprecedentë nga individë nga Bullgaria, por edhe njerëz të rangut të lartë, si nënkryetarja Jotova dhe ambasadori në Tiranë, përmes shantazheve, ryshfetit e të ngjashme. Maqedonasit u shantazhuan se nëse nuk regjistrohen si bullgarë do t’u refuzohet kërkesa për marrjen e nënshtetësisë bullgare ose do t’u hiqet shtetësia tashmë e fituar, për të cilën për shkak të varfërisë së madhe detyrohen të aplikojnë për të pasur mundësi për të shkuar në vendet evropiane për të siguruar një jetesë elementare”, thotë Fetahu.

Ai thekson edhe një problem tjetër gjatë censusit, që është se anketuesit në shumicën e rasteve nuk i kanë bërë pyetjet, personit që regjistronit, që sipas INSTATI-it nuk kanë qenë të detyrueshme për t’u përgjigjur: përkatësia etnike dhe fetare dhe gjuha.

Censusi në Shqipëri u krye nga 18 shtatori deri më 30 tetor, dhe u zgjat deri më 15 nëntor, por vetëm për zona të veçanta, kryesisht kodrinore-malore.

AMIE, kujton Fetahu, paraqiti kërkesë në INSTAT që në afatin e zgjatur të përfshiheshe edhe zona e Prespës, sepse “një numër i madh i familjeve nuk u vizituan”, por kërkesa nuk është pranuar.

Ndryshe, pas transmetimit të mbrëmshëm policia ka arrestuar tre persona, mes tyre edhe administratorin e njësisë administrative Ostreni, të cilët do të mbajnë përgjegjësi para gjykatës në Peshkopejë. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkisë Bulqizë, ku territorialisht bën pjesë Ostreni, u shkarkua nga detyra sekretari i këshillit Fitim Balla, një nga të arrestuarit. Disa nga këshilltarët kërkuan edhe dorëheqjen e kryebashkiakut Festime Mjestri, vëllai i së cilës Ljuan Mjestri, administratori i Ostrenit, është një nga të përfshirët në skandal.

©Makedonium