Partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), në Kongresin e Katërt të mbajtur në Korçë, miratoi një Rezolutë për avancimin e pozitës, të drejtave dhe lirive të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, e cila iu dërgua institucioneve shqiptare dhe organizatave ndërkombëtare.
Në bazë të Statutit të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Kongresi i Katërt i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian i mbajtur më 29 korrik 2023 në Korçë, miratoi
REZOLUTË
për avancimin e pozitës
të drejtave dhe lirive të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë
(1) Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe paprekshmërinë e kufijve të saj.
(2) Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë janë për paqe, tolerance dhe bashkëjetesë në shoqërinë shqiptare.
(3) Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë konsiderohen pjesë e patjetërsueshme dhe e pandashme e popullit maqedonas.
(4) Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë në avancimin e pozitës dhe të drejtave dhe lirive të tyre, do të bashkëpunojnë me maqedonasit dhe shoqatat e tyre dhe partive politike në Republikën e Maqedonisë dhe në mbarë botën.
(5) Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë inkurajojnë zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella vëllazërore dhe fqinjësore dhe avokojnë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë.
(6) Shprehet dakortësia për të ndërtuar Republikën e Shqipërisë si një shoqëri multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale me barazi të qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve, pavarësisht nga mendimi i tyre, prejardhja etnike, besimi fetar, përkatësia politike dhe pronësore dhe pozitë shoqërore.
(7) Kërkohet njohja e të drejtave dhe lirive të maqedonasve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht në zonat e Gorës dhe Gollobordës, dhe jo vetëm në zonën e Prespës.
(8) Kërkohet përfaqësim adekuat dhe i drejtë i maqedonasve në organet shtetërore dhe institucionet e tjera publike dhe në vetëqeverisjen lokale në të gjitha nivelet.
(9) Kërkohet përfaqësim parlamentar me vende të garantuara në parlamentin shqiptar për të gjitha minoritetet.
10) Kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të miratojë një reformë të re territoriale për të krijuar dy bashki të veçanta Gora dhe Golloborda.
(11) Kërkojmë zhvillimin ekonomik i zonave të Prespës, Gollobordës, Gorës dhe Vërnikut, me një buxhet të posaçëm nga qeveria shqiptare, ashtu si Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë në Raportin e tij të vitit 2014 për pozitën dhe të drejtat e pakicave kombëtare vuri në dukje kushtet e këqija të jetesës dhe punës në rajonet ku ata jetojnë.
(12) Kërkojmë që sa më shpejt të merret vendim që vendkalimi kufitar Xhepisht-Trebisht të hapet 24 orë në ditë.
(13) Përveç gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku së paku 10% e qytetarëve janë maqedonas, kërkohet që gjuhë zyrtare të jetë gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
(14) Kërkohet dokumente personale (evidenca amtare për lindjet, martesat dhe vdekjet, letërnjoftimet dhe pasaportat) maqedonasve ti lëshohen përveç në gjuhën shqipe dhe alfabetin latin dhe në gjuhën maqedonase dhe alfabetit cirilik.
(15) Kërkohet mësimi i gjuhës maqedonase në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.
(16) Kërkohet rinovimi i Lektoratit në gjuhën maqedonase në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
(17) Nga institucionet qeveritare të Republikës së Shqipërisë kërkohet të respektojnë dhe garantojnë lirinë e fjalës, informimin publik dhe themelimin e lirë të institucioneve për informim publik në gjuhën maqedonase.
(18) Nga shteti kërkohet të garantojë lirinë e asociimit të maqedonasve pa asnjë kufizim, me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe besimeve të tyre politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe të tjera.
(19) Shprehet dakortësia për respektimin e lirisë në të drejtën e fesë dhe formimin e bashkësive fetare.
(20) Kërkohet krijimi i një kanali të veçantë shtetëror televiziv dhe radiofonik për bashkësitë etnike në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësimi adekuat i programeve televizive dhe radiofonike shtetërore dhe lokale në gjuhët e bashkësive etnike, duke përfshirë edhe gjuhën maqedonase.
(21) Nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë kërkohet që të ndihmojë në botimin e gazetave në gjuhën maqedonase.
(22) Kërkohet organizimi i një censusi të popullsisë sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, i cili të mundësojë deklarimin e lirshëm edhe të përkatësisë etnike.
(23) Refuzojmë me forcë përpjekjet për shkombëtarizimin e maqedonasve në Shqipëri nga Bullgaria, të cilën ajo e bën duke shpërdoruar veton për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
(24) Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë janë dakort për anëtarësimin e plotë të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe me sjelljen dhe veprimet e tyre do të kontribuojnë në arritjen e standardeve euroatlantike në të gjitha sferat e shoqërisë dhe shtetit.
(25) Presim ndihmën dhe veprimin e Bashkimit Evropian, OSBE-së, Këshillit të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara në zbatimin e pikave të kësaj Rezolute dhe arritjen e standardeve euroatlantike në Republikën e Shqipërisë.
(26) Maqedonasit dhe përfaqësuesit e tyre në zbatimin e kësaj Rezolute do të bashkëpunojnë me bashkësitë e tjera etnike në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësuesit e tyre, me institucionet e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe me bashkësinë ndërkombëtare.
(27) Kjo rezolutë hyn në fuqi me miratimin e saj.
(28) Nga një kopje e kësaj Rezolute i dorëzohet: arkivit të partisë, delegatëve të Kongresit të Katërt të parties Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Kuvendit, Presidenti dhe Qeverisë të Republikës së Maqedonisë; dhe OSBE, Këshilli i Evropës, BE dhe OKB.
29 korrik 2023
Korçë