MCN: Pakica maqedonase: Censi po manipulohet!

Në pritje të publikimit të rezultateve të INSTAT për censusin e vitit 2023 një nga pakicat më të mëdha në Shqipëri ajo maqedonase ka hedhur akuza se procesi është manipuluar deklaron televizioni MCN.

Ish deputeti aktualisht kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski thotë për MCN se për shkak të një pakti mes Shqipërisë e Bullgarisë pakica që ai përfaqëson rrezikon të zhduket.

– Të gjithë çuditen se si e lejon Shqipëria këtë. Tani t’i lëmë dorë të lirë Bullgarisë që ta zhvillojë censusin në Shqipëri. Është absurde. Kjo ka qenë një luftë e qytetarëve shqiptarë me kombësi maqedonase me institucionet bullgare, ekstremistët bullgarë, por edhe me institucionet shqiptare që nuk na ndihmuan në gjithë këtë proces që të na mbrojnë neve nga gjithë këto kërcënime që vinin nga ana e shtetit bullgarë. Dhe bie besueshmëria edhe të INSTAT-it që gjithë procesi ka qenë i kontrolluar, sidomos në zonat ku jeton komuniteti maqedonas ka qenë i kontrolluar nga strukturat bullgare, nga Bullgaria, tha Sterjovski.

Gjatë vëzhgimit të censit Sterjovski përmend zyrtar të lartë e eksponent radikal bullgarë të cilat kanë ndërhyrë drejtpërdrejt te qytetarët, duke shantazhuar apo ofruar shifra të majme për tu deklaruar bullgarë.

– Që ditën e dytë të fillimit të censusit ambasadori bullgar ka vajtur në fshatrat në zonën e Gollobordës, në Trebisht ku ka shprëndar në rrugë tableta, telefona duke i bindur njerëzit të deklarohen bullgar. Sidomos pas javës së parë kur panë që gjithë këto aktivitete nuk japin rezultate dhe banorët nuk deklarohen bullgar filluan edhe presione të hapura, qarqe të ndryshme ekstremiste nga Bullgaria se do ti merren pasaportat gjitha atyre banorëve shtetas shqiptar që kanë pasaporta bullgare ose do të ndërpritet proceduara për ata që janë në proces për pasaportë bullgare. Nga informacionet tona që vinin nga tereni ky census ishte si tregu i gjësë së gjallë, ku po të bëjë një foto të formularit nga tableti, që je deklaruar bullgar do të merrje nga strukturat bullgare 300 euro për atë foto, tha Sterjovski.

Këto pretendime Sterjovski i ka adresuar edhe në qeverinë e Maqedonisë, por Kovaçevski i ka rrëfyer se ka marrë garancinë e Edi Ramës për një proces transparent.

– Ne këto shqetësime i kemi thënë edhe kryeministrit maqedonas që ka pasur shkelje, të cilat i kemi të denoncuara. Kryeministri në ka thënë që unë kam marrë garanci, nga kryeministri Rama që procesi do të zbatohet sipas standardeve të Eurostatit. Këtë tha kryeministri maqedonas, nëqoftëse zbatohen standardet e Eurostatit nuk ka asnjë shqetësim, por ne nuk kemi qenë dakord i kemi thënë që te neve sidomos në zonat ku jeton komunitetit maqedonas nuk u zbatua asnjë standard i Eurostatit dhe iu la dorë të lirë Bullgarisë të bënte çfarë të donte, tha Sterjovski.

Minoriteti bullgar u njoh zyrtarisht me ligj në Shqipëri në vitin 2017, duke iu mbivendosur zonave të cilat prej dekadash njiheshin si pakica maqedonase.

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, thotë se në censusin e 2011 në gjithë territorin e Republikës nuk pati asnjë qytetar të vetëshpallur bullgar, ndërsa edhe në një pilot-census të 2019, pati vetëm 1 në total.

Në censin e fundit të mbajtur në Shqipëri, pakica maqedonase rezulton 0.20% e popullsisë përkthyer ndryshe në 5.512 qytetar të deklaruar si maqedonas.

©Makedonium