U MBAJT KONGRESI I KATËRT I PARTISË ALEANCA E MAQEDONASVE PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

Më 29 korrik 2023, në Korçës u mbajt Kongresi i Katërt i së vetmes parti maqedonase në Shqipëri – Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian. 81 delegatë nga e gjithë Shqipëria – nga Tirana, Kavaja, Elbasani, Durrësi, Gora, Golloborda, Prespa, Vërniku, Korça, Pogradeci dhe Bilishti, miratuan një raport për punën e partisë maqedonase për periudhën 2019-2023 dhe zgjodhën anëtarët e Këshillit Drejtues për mandatin katërvjeçar nga 2023-2027.
Në Kongres morën pjesë përfaqësues të komunitetit grek, vlleh, rrom dhe egjiptian në Shqipëri.

Në Kongres si të ftuar morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, delegacioni i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Gjorgija Sajkoski, delegacioni i partisë Maqednase VINOZHITO nga Greqia, i kryesuar nga Pavle Voskopulos Filipov, delegacion i Kongresit Botëror Maqedonasi kryesuar nga kryetari Todor Petrov, delegacion i shoqatës maqedonase “Koço Racin” nga Beogradi, Serbi i kryesuar nga kryetarja Lidija Demnieva, delegacion i Matica e Diasporës nga Maqedonia i kryesuar nga kryetari Ivan Petreski, delegacioni i Diasporës së Bashkuar Maqedonase nga SHBA i udhëhequr nga presidenti Metodija Koloski, delegacion i INTEGRA-s i kryesuar nga Anita Kitanovska, një delegacion i Unionit maqedono-goran nga Kosova i udhëhequr nga Ace Dimoski, delegacion nga partia maqedonase OMO ILINDEN PIRIN nga Bullgaria i udhëhequr nga Rusi Zlatanov, Trajçe Dimkov nga shoqata e maqedonasve me prejardhje nga Maqedonia e Egjeut, “Mirka Ginova”, ambasadori Risto Nikovski dhe zv/ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Lutim Spahiu.

Kongresi i Katërt zgjodhi Taqo Grozdani kryetar i kryesisë së punues, Endrit Fetahu, Edmond Osmanin, Sokol Dokle dhe Elsa Xhelili anëtar, dhe me propozim të kryesisë punuese anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Zgjedhjeve u zgjodh Kristian Trajçe kryetar dhe Goce Vurmo dhe Jani Kolevski anëtar, për mbajtës të proçes-verbalit u zgjodhë Zdravko Nechovski.

Pas pjesës ceremoniale, delegatët në pjesën e punës miratuan raportin e Komisionit të Verifikimit dhe Zgjedhjeve se në Kongres marrin pjesë 81 delegatë dhe Kongresi mund të punojë dhe të marrë vendime në tërësi.

Raporti për punën e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian nga 7 shtatori 2019 deri më 29 korrik 2023 u lexua nga Marjana Kostofska, i cili u miratua njëzëri nga delegatët.

Kongresi rizgjodhi Vasil Sterjovskin, kryetar të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2023-2027.

Me propozim të kryesisë së punës, Kongresi shpalli përbërjen e Komitetit Drejtues të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian me mandat 2023-2027.

Në seancën e parë të Këshillit Drejtues do të zgjidhen nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, i partisë për periudhën 2023-2027.

Kongresi zgjodhi Prof. Dr Kimet Fetahu si kryetar nderi i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian për periudhën 2023-2027.

Kongresi miratoi një Rezolutë për pozitën dhe të drejtat dhe lirit e maqedonasve në Shqipëri.

©Makedonium