Kryetari i partisë së vetme të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, ka vizituar selinë e Mitropolisë së Shenjtën Korçë me rastin e 25 vjetorit të fronëzimit të Mitropolitit të Korçës Jovan.
Sterjovski e uroi Mitropolitin e Korçës Jovan për 25-vjetorin e fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës dhe i uroi shëndet, gëzim, paqe dhe qetësi.
Sterjovski, me Mitropolitin e Korçës Jovan biseduan edhe për gjendjen me besimtarët maqedonas dhe me objektet fetare në Prespë dhe manastirin e vetëm në këtë zonë, manastirin “Shën Marena” në Tuminec.
©Makedonium