Me kërkesë të këshillit kishtar të fshatit Cerje u ndërmorën aktivitete për kryerjen e punimeve të ndryshme për kishën “Shën Maria” në fshatin Cerje, Bashkia Pustec, e cila është ndërtuar në vitin 1912 dhe kishte nevojë për riparime të ndryshme.
Me iniciativën e Todor Qiska nga Cerja dhe Borçe Postoliçin nga Pusteci, u përfundua faza e parë ku u riparuan plasaritjet në pjesë të ndryshme, u pastrua guri dhe u bë fuga e pjesëve të përparme.
Bordi i kishës falënderon Bashkinë Pustec, Arjan Sotirofski, Petre Rido, Vasil Postoliçin, Aleks Kolefski dhe Mishe Marko për ndihmën e tyre të parezervë.
Siç raporton Borçe Postoliçin, do të ketë faza të mëtejshme për rregullimin e oborrit të kishës, punime brenda në kishë dhe fugatimin e pjesës së pasme, gjë që kërkon ndihmën e të gjithë besimtarëve. Të gjithë besimtarët janë të mirëseardhur. Shën Maria të na ruajë të gjithëve, thekson Borçe Postoliçin në thirrjen e tij.
©Makedonium