Maqedonasit nga Shqipëria prezantuan folklorin maqedonas në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.
Grupi folklorik maqedonas nga Bashkia Pustec, të udhëhequra nga Llazi Stojani performoi në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër me një set vallesh tradicionale maqedonase nga zona e Prespës, konkretisht me vallet Pogaça, Sofjançe, Zhabçe dhe Sitnoto.
Performanca e grupit folklorik maqedonas nga Bashkia Pustec u shpërblye me duartrokitje të shumta nga publiku.
Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër organizohet çdo pesë vjet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe në të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha zonat e Republikës së Shqipërisë.
©Makedonium