Konstituohet Këshilli i Bashkisë Pustec, Kolefski filloi zyrtarisht mandatin e tij të dytë

Këshilli i ri i Bashkisë Pustec, i dalë nga zgjedhjet e 14 prillit, u konstitua në një mbledhje solemne.

Kryetar i Këshillit u zgjodh Naum Damo, punonjës i njësisë së OSHHE-së në Pustec, nga radhët e Partisë Socialiste.

Këshilli i Bashkisë Pustec vendos që përfaqësues i Bashkisë Pustec në Këshillin e Qarkut Korçë të jetë këshilltari Taqo Grozdani, sekretar i përgjithshëm i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).

Në seancë mori pjesë edhe kryetari, Pali Kolefski (43), i cili zyrtarisht filloi mandatin e tij të dytë.

– Këshillit i uroj punë të suksesshme, i premtoj bashkëpunim të mirë dhe vendimmarrje unanime, pavarësisht nga përkatësia partiake, të gjitha në interes të banorëve të bashkisë sonë. Ne vazhdojmë me punë të palodhur, vazhdojmë të punojmë që Bashkia Pustec të bëhet një vend edhe më i mirë për të jetuar, tha Kolefski, i cili ishte kandidat i Partisë Socialiste, i mbështetur nga partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

Në ceremoni morën pjesë Nertil Jole, Prefekt i qarkut të Korçës, Ana Verushi, Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë dhe Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).

Ata u uruan punë të suksesshme në interes të të gjithë banorëve të kësaj bashkie, e cila ka nëntë vendbanime, të shpërndara në bregun e Liqenit të Prespës, në të cilën jetojnë rreth pesë mijë maqedonas.

©Makedonium