Festivali folklorik ‘Shpirti i Ballkanit’ në Korçë, grupet nga rajoni sjellin traditën

Në Korçë u organizua festivali i muzikës popullore “Shpirti i Ballkanit” ku morrën pjesë disa grupe artistike nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Këngët dhe vallet popullore sollën atmosfere në qytetin juglindor të Korçës, ku për të pestin vit radhazi organizohet festivali ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”.

Si asnjëherë më parë parada e ansambleve folklorike nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Bosnjë-Hercegovina me kostumet dhe performancat e tyre dhuruan spektakël në rrugët kryesore të qytetit të Korçës si dhe në teatrin “Andon Z.Çajupi”.

Drejtoresha e qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Blerta Belliu shprehet se ky festival ka për qëllim të sjellë traditën e popujve fqinje përmes valleve, muzikës dhe kërcimit.

Nga Maqedonia në Festivalin Ballkanik në Korçë morri pjesë grupu folklorik “Ilinden” nga qyteti i Bitolas të cilat kishin një performancë të jashtëzakonshme, ku performuan me një përzierje vallesh maqedonase nga disa rajone të Maqedonisë.

©Makedonium