Në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua takimi përgatitor me Dekanin Prof. Dr.Esmeralda Kromida dhe prodekani prof. Dr. Drita Rira, përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. Dr. Vesna Mojsova – Çepishevska dhe ambasadori maqedonas Danço Markovski.
Prof. Mojsova – Çepishevska prezantoi programin e Fakultetit Filologjik dhe në atë drejtim dhe mënyrën e organizimit të ligjëratave në gjuhën maqedonase. Informoi se janë ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për përzgjedhjen e ligjëruesit. Theksoi rëndësinë e Seminarit ndërkombëtar për gjuhën maqedonase, i cili ekziston për 56 vjet. Shprehu gatishmërinë për të pranuar pjesëmarrës gjatë muajit gusht. Theksoi interesimin fillimin e ligjëratave për vitin e ardhshëm shkollor 23/24, me synim ngritjen graduale të niveleve të nevojshme.
Dekanja Kromida, duke përshëndetur iniciativën e ambasadorit maqedonas Markovski, theksoi se në javët në vijim presin të nominojnë kandidat – ligjërues, me qëllim të përgatitjes së menjëhershme të planprogramit të nevojshëm dhe dokumenteve tjera të nevojshme për organizimin e mësimit. Duke theksuar se Fakulteti nga ana e tij do të ndërmerr aktivitete për popullarizimin e gjuhës maqedonase te studentët dhe vendosjen e saj në programin e orarin të lëndëve. Fillimisht sugjeroi që në semestrin e parë të vendosen 4 kredite dhe sipas zhvillimit të interesit programi do të rritet duke përfshirë gjuhën dhe kulturën maqedonase. Theksoi se me iniciativën është njohur edhe Rektori i Universitetit.
Në takim u diskutuan edhe çështje dhe iniciativa të tjera me interes të përbashkët
©Makedonium