MAQEDONISËT NË SHQIPËRI FESTUAN PASHKËT

Festimi i Pashkëve në fshatin Shulin, Prespë

Festa më e madhe e krishterë, Ngjallja e Krishtit – Pashkët u festua kudo në Shqipëri ku jetojnë maqedonasit ortodoksë, si në zona e Prespës, Gollobordës, Vërnikut dhe në qytetet e Tiranës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Durrësit etj.

Festimi i Pashkëve në fshatin Gorna Gorica, Prespë

Ditën e Pashkës, maqedonasit në Shqipëri festuan me njerëzit e tyre të dashur, në një atmosferë shtëpiake dhe me një tryezë të pasur, ndërsa festimi i festës filloi ditën e Enjte para lindjes së diellit me lyerjen e vezëve të para të kuqe të Pashkëve.

Festimi i Pashkëve në Pustec

Për nder të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve në zonën e Prespës, liturgji në gjuhën maqedonase në kishat në nëntë fshatrat e Bashkisë Pustec, mbajtën At Aleks Themelko dhe At Ropi Argiri, ndërsa maqedonasit në frymën e ortodoksisë dhe zakoneve dhe traditave maqedonase shkëmbyen urime për shëndet, lumturi dhe
mirëqenie.

Festimi i Pashkëve në Pustec

Si çdo vit edhe këtë vit për Pashkët, maqedonasit nga Shqipëria që ndodhen në emigracion, erdhën në vendlindjet e tyre dhe së bashku me të dashurit e tyre festuan Ngjalljen e Krishtit – Pashkët.

https://www.facebook.com/100028943753083/videos/pcb.1047548442886604/223870010230356

©Makedonium