Në Glloboçeni u mbajt prezantimi i projektit SMART4YOU2

Në Shtëpinë Muze të Sterjo Spasses në fshatin Glloboçeni, Bashkia Pustec, u mbajt prezantimi i projektit “SMART4YOU2″.

Projekti “SMART4YOU2″ është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Thirrjes së Tretë të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, 2018-2020.

Projekti S“SMART4YOU2″ përfshin projekte të shumta infrastrukturore në dy vendet fqinje, konkretisht, konservimin e oborrit dhe një pjesë të ekspozitave muzeale në muzeun e Bitolas, konservimin e objektit të Parkut në oborrin e Shtëpisë së Oficerëve në Bitola, konservimi i kishës së Shën Marisë në ishullin Maligrad dhe rindërtimi i rrugës hyrëse që të çon në Shtëpinë Muze të Sterjo Spasses në fshatin Glloboçeni.

Në aktivitetin e realizuar në kuadër të “SMART4YOU2″ morën pjesë ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski, ministrja maqedonase e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, Kryetarët e Bashkive së Bitolas dhe Pustecit, Toni Konjanovski dhe Pali Kolefski, Drejtoresha e muzeut të Bitolas Dr.Meri Stojanova, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Korçë, Gjergji Koki, Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Ana Verushi, përfaqësuesja nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, Entela Sulka, Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski etj.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga pesë partnerët e projektit: Bashkia e Bitolas, Bashkia Pustec, Muzeu i Bitolas, Qendra Kulturore Rinore – Bitola dhe Drejtoria Rajonale për Trashëgimin Kulturore – Korçë.

©Makedonium