NAZIF DOKLE SHPALLET NDERI I QARKUT KUKËS (PAS VDEKJES)

Këshilli i Qarkut Kukës shpalli Nazif Dokle Nderi i Qarkut Kukës (pas vdekjes) me motivacion “Për kontributin si një studiues dinjitoz dhe hulumtues i shumë arkivave për të nxjerë të vërtetën historike e kombëtare, me një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e artit dhe kulturës në të gjithë Qarkun e Kukësit”.

Në ceremoninë solemne për dhënien e titullit të organizuar nga Qarku Kukës morën pjesë të afërm të tij të ngushtë, miq, adhurues të veprës së tij.

Nazif Dokle (Borje, Gorë, 15 janar 1945 – Kukës, 30 dhjetor 2014). Themelues dhe drejtues i Shoqatës etnokulturore “Gora” të krijuar në vitin 1991, ideator, organizues dhe drejtues i edicioneve të kulturës së Gorës në qytetin e Kukësit.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, 7-vjeçaren në qytetin e Kukësit, të mesmen në Liceun artistik “Jordan Misja” Tiranë në degën skulpturë dhe Institutin e Lartë Pedagogjik 3-vjeçar Shkodër dega gjuhë-letërsi shqipe.

Ka punuar mësues i ciklit të ulët, duke dhënë lëndët: Vizatim, lexim letrar, gjuhës dhe të letërsisë shqipe në sistemin e arsimit parauniversitar në shkolla të ndryshme të rretheve Has dhe Kukës, skenograf i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore estradës profesioniste dhe teatrit të kukkullave të qytetit të Kukësit, drejtor i muzeut lokal, regjsor i estradës profesioniste të rrethit Kukës, metodist, inspektor e kryeinspektor arsimi për rrethin dhe qarkun e Kukësit. Ka botuar mbi 120 artikuj në shtypin e përditshëm, periodik shkencor e kulturor brenda e jashtë vendit. Ka mbajtur rreth 40 kumtesa në sesione, simpoziume, seminare lokale, kombëtare e ndërkombëtare që rokin fusha të tilla si: Etnologji, leksikologji, gjuhësi, histori, letërsi, pedagogji, teatër, kulturë, muzeollogji, kulturë materiale popullore etj. Eshtë: – Bashkëautor i skenarit të dukumentarit televiziv kushtuar pasurisë etnografike të Kukësit (1981) dhe i skenarit të dukumentarit televiziv “Tradita e një fshati në sportin e rrëshqitjes me ski Shishtavec (2000). – Skenarist dhe regjisor i dokumentarëve televiziv: “Hoxhë Bruti” (1999), “Qëndresë një shekullore” (2000), “Një jetë kushtuar skenës (2000), “Jetë mes tre shekujsh” (2001), “Në kufijt e legjendës” (2002), “Në nderim të një përvjetori” (2002), “Apostull i shqiptarizmës” (2003), “Sinomim i punës”, (2003), “Një lumjan i madh” (2003), “Mrekulli që po braktisen” (2006), “Qamil Hoxha” (2008) etj. – Skenarist dhe regjisor i disa spektakleve skenike si: “Rob askuj nuk muj me u ba”, “Homazh”, “Jemi dhe ne”, “Kungujt e berës” etj. – Autor i dhjetra punimeve në skulpturë, gdhendje druri, rrahje bakri, grafik etj. Të publikuara në mjedise publike, private, ekspozita kolektive e private etj. Autor i librave: 1. “Brigada e XXIV Sulmuese” broshurë me bashkëautorësi (1984), 2. “Dëshmorët e rrethit të Kukësit” (1984), 3. “65 vjetori i shkollës së Dukagjinit”, broshurë me bashkëautorësi (1988), 4. “Dëshmorët e rrethit të Kukësit) (1990), 5. “Kukësi vështrim enciklopedik” (1999), 6. “Jehona homerike në Kukës” (1999), 7. “Muke mile” (2000), 8. “Goranski narodni pesni” (2000), 9. “Kukësi në kalendarin e tij” (2000), 10. “Për Gorën dhe goranët” (2002), 11. “Kukësi i Ri (1962 – korrik – 2002), broshurë (2002), 12. “Iz narodne goranske proze” (2003), 13. “Sevni bre ashik, sevni bre dusho” (2004), 14. “Rreth krizës së minave në qarkun e Kukësit me bashkëautor (2006), 15. “Histori të vërteta” pergatitur per botim (2006). 16. “Pakujdesia e Ermalit” (2006) 17. “Sinan pasha i Topojanit” (2006), 18. “Drejtë Shqipërisë pa mina” (2007, 19. “Fjalor nashke – shqip (2007), 20. “Vëndlindja ime (2008), 21. “Endëroj zogun e malit 2009, 22. “Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit, 23. “Ditët e krizës Kosovare në Kukës (2009), 24. “Teqja e at Aliut fshat – Kukës (2009).

Nazif Dokle ishte një krijues me interesa të shumanëshme. Puna e tij çmohet si kontribut Kukësin dhe kulturën shqiptare në tërësi, e veçanti, për komunitetin maqedonas të Gorës të cilit i përkiste dhe për të cilin ishte krenar. Ndër botimet e rëndësishme, ai la fjalorin gorançe-shqip me më shumë 40 mijë njësi leksikore, një sipërmarrje për të cilën do tja kishin zili edhe institucionet akademike.

©Makedonium