Prespa, si një ekosistem unik me një pozicion gjeopolitik po aq unik që bashkon tre shtete në jug të Ballkanit, merr një fond evropian me prej 18 milionë euro. Programi i BE-së për Prespën synon zhvillimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit njerëzor dhe biodiversitetit të pasur, bujqësisë, turizmit dhe bashkëpunimin e popullsisë së tre vendeve të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë që ndajnë ujërat e liqenit të Prespës.
“BE do të rrisë së shpejti ndihmën financiare në kuadër të programit të BE-së për Prespën, kryesisht ajo do të mbulojë disa aktivitete që besojmë se do të fillojnë shumë shpejt. Këto aktivitete përfshijnë punimet ndërtimore për hapjen e pikës kufitare “Markova noga” me Republikën e Greqisë, impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aktivitete të tjera që BE-ja do të ndërmarrë për promovimin e turizmit dhe mjedisit, si dhe asistencë për bizneset e ndryshme që janë aktive në këtë rajon”, tha ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, David Gir gjatë vizitës së djeshme në rajon.
Në takim, Ambasadori Gir informoi qytetarët për potencialet e këtij fondi, duke theksuar se suksesi i realizimit të tij varet nga iniciativa e vetë banorëve të Prespës. Ambasadori Gir theksoi gjithashtu se një nga qëllimet kryesore të programit të BE-së për Prespën është të sigurojë vende pune që do t’i mbajë të rinjtë në atë rajon.
Sipas planit për realizimin e fondeve në mesin e 2023, duhet të fillojnë aktivitetet për ndërtimin e projekteve të infrastrukturës siç janë rrjeti i kanalizimeve dhe impiantet e trajtimit. Paralelisht siç u tha, do të intensifikohen punimet për hapjen e pikës kufitare “Markova noga” midis Maqedonisë dhe Greqisë.
©Makedonium