Maqedonasit nga Shqipëria në Kanada mbajtën banketin e tyre vjetor

Për nder të festës së madhe fetare të Shën Mihailit dhe Gavrilit, i cili është mbrojtësi i maqedonasve të Prespës, Shoqata maqedonase “Malla Prespa” nga Kanadaja mbajti banketin e saj vjetor më 27 nëntor 2022.

Maqedonasit e mërguar nga ky rajon piktoresk i ruajnë dhe ushqejnë traditat e tyre edhe në Kanada, të bashkuar në shoqatën “Malla Prespa”, e cila u formua me qëllim të vazhdimit të maqedonizmit në Kanada.

Në banketin që u mbajt në lokacionin e vjetër të Capitol Banquet Hall në qytetin e Mississauga morën pjesë shumë maqedonas nga Prespa të cilët sot jetojnë në Kanada dhe SHBA.

Banketi u bekua nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa para të pranishmëve u prezantuan anëtarët më të rinj të shoqatës kulturore artistike maqedonase.

Mysafirët të cilët u shoqëruan deri në orët e vona të natës dhe u argëtuan me këngë e valle maqedonase, u argëtuan nga grupi muzikor “Biser”. Të bashkuar të gjithë maqedonasit festuan deri në orët e para të mëngjesit.

Në banket morën pjesë edhe përfaqësues të administratave në kishat ortodokse maqedonase, si dhe organizata dhe shoqata patriotike maqedonase nga Kanadaja.

Vladimir Terpo, mërgimtar maqedonas nga Prespa, i cili jeton në Kanada, për gazetën “Makedonium” tha se shoqata maqedonase “Malla Prespa” në Kanada është formuar 14 vjet më parë nga emigrantë maqedonas nga Pusteci dhe pjesë të tjera të zonës së Prespës me qëllim të kultivimit të kulturës dhe traditës maqedonase.

– Tashmë është bërë traditë një herë në vit që ne maqedonasit me origjinë nga Prespa, që jetojmë në Kanada dhe Amerikë, të mblidhemi me rastin e festës ortodokse të Shën Mihailit dhe Gavrilit. Kjo ditë paraqet një mundësi të mirë që të gjithë ne të shoqërohemi, të argëtohemi, por edhe të flasim për zonën tonë të lindjes, të banuar me popullatë etnike maqedonase – tha Vladimir Tërpo, për gazetën “Makedonium”.

Një pjesë e të ftuarve në banketin e sivjetmë u larguan me çmime shumë të vlefshme nga markat e njohura botërore që u shpërndanë në shortin tradicional.

©Makedonium