Ambasada maqedonase në Tiranë: Ditët e Kulturës Maqedonase në Korçë ia arritën qëllimit

Nga Ambasada maqedonase në Tiranë njoftuan se Sipas Programit të Punës së Ambasadës për vitin 2022, në fushën e diplomacisë kulturore dhe publike, në bashkëpunim me Qendrën Informative Kulturore në Tiranë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nga data 27 deri më 29 tetor në Korçë u mbajtën, “Ditët e kulturës maqedonase.

Manifestimi kishte karakter edukativ, kulturor dhe ekonomik në përmbajtje.

Në manifestimet pjesmarje morën një numër shtetas nga vendi ynë, përkatësisht: profesorë të Fakultetit Pedagogjik nga Bitola të udhëhequr nga dekanja Dançe Sivakova – Neshkovski, një delegacion nga Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të udhëhequr nga drejtori Ljupço Janevski, nënkryetari të Unionit të Odave Ekonomike, Sasho Dikoski, drejtoresha e „Instituti dhe muzeu Bitola“, Meri Stojanova, kryetari i Komunës së Resnjës, Jovan Tozia, grupi Blues nga Shkupi dhe kori i grave “Menada” nga Tetova.

Në aktivitetet ishin edhe përfaqësuesit e Pakicës Kombëtare Maqedonase dhe kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, i cili dha kontribut të dukshëm në realizimin e manifestimit, si dhe përfaqësuesja e Komitetit për Pakicat Kombëtare të Shqipërisë, Marjana Kostofski.

Qytetarët e Korçës patën mundësinë të ndjekin këto ngjarje: Promovimi i kurseve falas të gjuhës maqedonase; ekspozitë të artistit Zoran Kardulla; ekspozita e Muzeut të Bitolas “Ëndrrat e nusërisë; koncerti i korit të grave “Menada” nga Tetova si dhe shfaqja e filmit dokumentar “Toka e mjaltit”.

Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, u mbajt një takim i përfaqësuesve të agjencive turistike nga dy vendet, ku u diskutuan mundësitë e lidhjes së ndërsjellë dhe performancës së përbashkët në tregjet e treta. Gjithashtu u diskutuan propozimet për lidhjen rajonale të rajonit të Korçës dhe Ohrit, si dhe rajonin e Prespës. Në bisedë u propozua edhe ideja e futjes së një linje autobusi Korçë-Resen.

Manifestimi ia arriti qëllimit, duke qenë se organizohej për herë të parë në rajonin e Korçës. Është veçanërisht e rëndësishme që përfaqësuesit e Pakicës Kombëtare Maqedonase u përfshinë në të.

©Makedonium