Maqedonia është ndër pesë vendet ballkanike që gazetа e njohur britanike ”The Guardian” i rekomandon si destinacione të pushimeve verore që meritojnë të “zbulohen”. Artikulli përshkruan edhe bukuritë e Malit të Zi, Kosovës, Bosnja dhe Hecegovinës dhe Sllovenisë. Për më tepër, theksohet se këto vende kanë peizazhe spektakolare, pika noti dhe qytete antike, të gjitha të ofruara me çmime të përballueshme.
– Maqedonia është një vend ballkanik malor, por i gjelbëruar. Edhe pse është i rrethuar nga toka, ai është i bekuar me liqene: më i famshmi është liqeni i Ohrit, një nga më të vjetrit në Evropë dhe më i thelli, por ka edhe liqenet e Prespës dhe Dojranit dhe 50 liqene më të vegjël. Liqeni i Ohrit i listuar në UNESCO është atraksioni kryesor, i rrethuar nga manastire të lashta, plazhe dhe restorante peshku. Aktivitetet atje përfshijnë klasa gatimi buzë liqenit, çiklizëm, turne me varkë dhe paragliding. Qyteti me të njëjtin emër është plot me kisha dhe monumente, dhe fshatrat piktoreskë të peshkimit shtrihen përgjatë liqenit – shkruan autorja Rejçel Dixon.
Për kryeqytetin Skopje, ajo tregon se ka një kala bizantine dhe një qendër osmane, por edhe shtesa moderne, si Muzeu i Artit Bashkëkohor. E ndër vendet që duhen vizituar në Maqedoni, ”The Guardian” veçon parkun kombëtar të Mavrovës me manastirin “Shën Jovan Bigorski”, si dhe parkun kombëtar Galiçica dhe malin Pelister.
©Makedonium