Presidenti i sapozgjedhur shqiptar Begaj pret thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ambasadori Danço Markovski ka zhvilluar një takim protokollar me presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Takimi, në prag të inaugurimit të Begajt, i cili do të marrë funksionin e Presidentit më 24 Korrik. Biseda u përdor për të informuar njëri-tjetrin për çështjet më aktuale të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, aktivitetet që kanë të bëjnë me Ballkanin e Hapur, si dhe aktivitetet dhe qëndrimet e Maqedonisë në rrugën e saj evropiane.
Begaj theksoi dinamiken e krijuar te bashkëpunimit mes kryeministrave Dimitar Kovacevski dhe Edi Rama, si dhe qeverive të dy vendeve. Vlerësoi se rezultatet pozitive nga bashkëpunimi ekonomik tregtar, si dhe nga sferat e tjera të bashkëpunimit japin inkurajim për zgjerimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve. Theksoi se edhe Ai do të kontribuojë në këtë drejtim.
Lidhur me procesin e anëtarësimit, Begaj theksoi se Maqedonia ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e kritereve evropiane. I takon Bashkimit të respektojë kriteret e veta për zgjerimin e kufijve, të cilët do të përfshijnë Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai theksoi se është i nevojshëm dialogu dhe qasja pozitive ndaj vendeve kandidate, në të cilat nuk do të ketë vend për vendosjen e kushteve në të cilat vihet në dyshim identiteti i një vendi.
Begaj informoi se ka pasur rastin të vizitojë Maqedoninë, ku ka takuar presidentin Stevo Pendarovski. Ambasadori Markovski shprehu shpresën se pas marrjes së detyrës do të vizitojë Maqedoninë.
©Makedonium