Kampionati i mundjes, zhvillohet kupa e 9-të në Ostren të Gollobordës

Pas dy vjetësh ndërprerje për shkak të pandemisë, në Ostren të Madh, zona e Gollobordës është rikthyer sërish kampionati i mundjes.

Kjo ishte Kupa e 9-të në mundje tradicionale sport ky qe zhvillohet në natyrë. Sportistë të grupmoshave te ndryshme, jo vetem nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet ne mbarë vendin për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga Maqedonia, Kosova, si dhe sportistë veteran te ketij sporti ndër vite ishin pjesëmarrës në aktivitet.

Aktiviteti startoi me muzikën dhe vallet tradicionale maqedonase të zonës së Gollobordës dhe me veshjet tradicionale maqedonase të zonës.

Ky aktivitet u mundësua nga Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me shoqatën e mundjes së Gollobordës.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla në fjalën e tij përshëndetëse u shprehë se Ostreni prej shumë vitesh mirëpret me qindra sportdashës të mundjes.

– Unë pa hezitimin më të vogël mund të themë se në çdo familje të kësaj zone ka një kampion të vërtet. Për shumë vite që Ostreni mirëpret qindra sportdashës të mundjes duke festuar dhe duke vënë përballë njëri tjetrit mundësit që garojnë për të fituar kupën por mbi të gjitha ju i keni dalë të ktheni këtë sport në një festë të vërtet, tha Lefter Alla.

Në garë ishin tre grupe, të rinjtë deri 15 vjeç ku fitues u shpall Blaund Bytyçi nga Prizereni , për grupin e dyte 15-20 vjeç fitues u shpall, Enrik Muça dhe per grupmoshën mbi 20 vjeç fitues u shpall Arjan Danaj i Ostrenit, i cili fitoi kupen dhe dashin.

©Makedonium