21 Prill 2022, Prishtinë, Kosovë – Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) hedh poshtë përpjekjet e Bullgarisë- Goranët ti paraqes si “pakicë bullgare” në Kosovë.
KBM rithekson se në Kosovë nuk jetojnë bullgarë por maqedonas!
KBM kërkon që Qeveria e Kosovës të njohë maqedonasit në zonat e Gorës dhe Zhupës dhe të mos i nënshtrohet presioneve të Sofjes për të ndryshuar të vërtetën dhe historinë e maqedonasve në Kosovë!
KBM dënon ashpër propagandën antimaqedonase të Sofjes në mesin e maqedonasve në zonat e Gorës dhe Zhupës në Kosovë, duke i paraqitur ata si “bullgarë”.
KBM dënon propagandën bullgare në Kosovë për shkombëtarizimin dhe asimilimin e maqedonasve në “bullgarë”.
KBM vazhdon të ritheksojë se maqedonasit në Kosovë, pa dallim feje, janë pjesë e patjetërsueshme dhe e pandashme e popullit maqedonas! Maqedonasit në Kosovë nuk kanë qenë, nuk do të jenë kurrë “bullgarë”!
KBM konfirmon se shumica e goranëve kanë nënshtetësi maqedonase!
KBK apelon Qeverinë Maqedonase që të marrë masa serioze në kujdesin e pozitës dhe të drejtave të pjesëtarëve të popullit maqedonas në Kosovë!
KBM pret nga autoritetet e Kosovës promovimin e pozitës dhe të drejtave të maqedonasve në Kosovë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe maqedono-kosovare, por në parimin bazë të së drejtës ndërkombëtare të “barazisë sovrane” që do të thotë: mirëkuptim reciprok dhe respekt, bashkëpunim për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, mosndërhyrje në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe reciprocitet në marrëdhëniet e ndërsjella. Çfarë për shqiptarët në Maqedoni, atë për maqedonasit në Kosovë!
© Makedonium