Aktivitete ndërtimore në kishën “Shën Dhimitri” në fshatin Gorna Gorica, zona e Prespës

Në kishën “Shën Dhimitri” në fshatin Gorna Gorica, Bashkia Pustec, në prag të festës së madhe të krishterë të Pashkëve, janë kryer punime ndërtimore.

Siç informon At Aleks Themelko, falë donacionit të Dean Nestor, mërgimtar maqedonas nga fshati Gorna Gorica, janë ndërtuar harqe në kishën “Shën Dhimitri” në fshatin Gorna Gorica.

– Ndërtimi i këtyre harqeve të bukura është realizuar me ndihmën e donacionit prej 1000 euro, të dhuruar nga Dean Nestor nga fshati Gorna Gorica. Zoti e bekoftë atë dhe familjen e tij më të shtrenjtë. Shpresojmë se këtë shembull të tij do ta ndjekin edhe mërgimtarët e tjerë maqedonas nga fshati Gorna Goricë, tha At Aleks Themelko.

Sipas At Aleks Themelko, kisha “Shën Dhimitri” ka nevojë për punime të tjera ndërtimore, si riparim – forcimi i murit jugor etj.

Kisha “Shën Dhimitri” në fshatin Gorna Gorica, Bashkia Pustec është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

©Makedonium