MAQEDONASIT E PRESPËS PJESMARJE NË FESTIVALIN FOLKLORIK NË GJIROKASTËR NË VITIN 1988 (VIDEO)

Vasil Sterjovski ka postuar në profilin e tij në Facebook një video nga performanca e grupit folklorik maqedonas nga Pusteci në Festivalin Folklorik në Gjirokastër në vitin 1988. Grupi folklorik i Pustecit interpreton valle të vjetra maqedonase nga zona e Prespës, si “Zhabçe” apo “Xhiqino” të cilat sot janë pothuajse të harruara.

Më poshtë statusi i Vasil Sterjovskit në faqen e tij në Facebook lidhur me performancën e grupit folklorik maqedonas nga Pusteci në Festivalin Folklorik në Gjirokastër në vitin 1988:

“SHFAQJA E GRUPIT FOLKLORIK MAQEDONAS NGA PRESPA NË FESTIVALIN FOLKLORIK NË GJIROKASTËR NË VITIN 1988
Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër është manifestimi më i rëndësishëm folklorik kombëtar në Shqipëri, i cili mbahet një herë në pesë vjet dhe ku marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha rajonet e Shqipërisë.

Në disa raste grupet folklorike maqedonase nga zonat ku jetojnë maqedonasit në Shqipëri kanë fituar çmimet kryesore të këtij festivali.

Gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, çdo fshat kishte vatër kulturore dhe grupin e tij folklorik. Me gjithë izolimin, maqedonasit në Shqipëri ruajtën folklorin dhe traditën e tyre.

Në vitin 1988, në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, zona e Prespës u përfaqësua me grupin folklorik të fshatit Pustec në këtë përbërje: Nada Thanasi, Metodi Sotir, Liljana Jani, Stefan Stojani, Ana Sotiri, German Ivani, Mina Vangjelovska dhe Xhoxhi Jani.

Shijoni performancën e grupit folklorik maqedonas nga zona e Prespës, Bashkia Pustec me përzierjen e disa valleve të shpejta maqedonase nga zona e Prespës.” – shkruan Vasil Sterjovski.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223492812081976&id=1038927768